Reagon Komuna e Drenasit: Shtrati i prishur në QMF ishte jashtë përdorimit (FOTO)

 

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Drenasit ka reaguar pas publikimit të fotografive të publikuara në media në të cilat shihej gjendja e klinikës emergjente në këtë komunë.

Drejtori i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie në këtë komunë, Ilir Shala, ka thanë se fotografitë e publikuara ne media janë të vjetruara dhe se shtrati i paraqitur në to ka kohë që është jashtë përdorimit nga kjo klinike.

“…lajmi nuk është  i vërtet sepse fotot janë të vjetra dhe shtrati me te cilin u bë lajmi ka kohe qe nuk përdoret”, thuhet në reagimin e drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë.

LIKE faqen per me shume lajme nga Drenasi: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë