Aksident trafiku në Polac, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 10 e 25 minuta në Polac të Skenderajt.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhë në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.