Pozita paralajmëron kthimin e demarkacionit në Kuvend

Ende nuk ka datë të qartë se kur do të rikthehet projektligjit për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, për shkakun se ende mbetet e pa qartë çështja e votimit të tij nga deputetët.
Megjithatë pozita ka bërë thirrje opozitës që pas përfundimit të procesit të matjes së territorit ti lënë interesat partiake dhe ta votojnë këtë projektligj i cili është në interes nacional.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë për Indeksonline se pret qe te ketë reflektim edhe te opozitës në këtë drejtim në mënyrë që të te gjithë bashke ti hapin rrugë mundësive në rrugën e integrimeve.

“Demarkacioni nuk është sjelle ende ne kuvend. Posa te vie, duhet ta trajtojmë me seriozitetin me te madh. Ne duhet t’i marrim përgjegjësitë tona për te mirën e qytetareve dhe proceseve qe po zhvillohen brenda dhe jashtë nesh. Është momenti i fundit për ti lëne anash agjendat partiake dhe për tu vene te gjithë në shërbim te vendit”, ka thënë Pajaziti.
Sipas tij votimi i demarkacionit duhet të behët në mënyrë që ti hapet rrugë agjendës së integrimeve në BE, në mënyrë që qytetarët të mos jenë më të izoluar.
“Vetëm kështu mund te ta arsyetojmë besimin e qytetarëve dhe te miqve tanë, vetëm kështu mund te hapet edhe me shume perspektiva dhe bota për te rinjtë, qytetaret tanë. Un pres qe te ketë reflektim edhe te opozitës ne këtë drejtim ne mënyrë qe te jemi te gjithë bashke ti hapim rruge mundësive dhe sfidave tjera para nesh”, ka thënë Pajaziti.