Kjo është gjendja në rrugët e Drenasit

Bora që ka filluar të bie në mesnatë mbi vendin tonë, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumicën e rrugëve.
E kësaj situate të krijuar nuk i ka shpëtuar as komuna e Drenasit.
Zëdhënësi i komunës, Bekim Dobra ka thënë për DrenicaOnline se kompanitë e kontraktuara nga komuna për pastrimin e rrugëve janë në terren dhe po punojnë për hapjen e të gjitha rrugëve.
“Ndonëse nuk është lajmëruar ndonjë vështirësi e madhe megjithatë kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Drenasit janë në terren dhe po punojnë për largimin e borës”, ka thënë Dobra./DrenicaOnlina/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Fcebook: KLIKO KETU