FSK demonstron shkathtësitë dhe arsenalin e armëve (Video)

Në edicionin e së premtes emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar reportazhin me njësitë elite të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas skenarit, një ushtar i FSK-së mbetet i plagosur, ndërsa dy terroristët goditen për vdekje nga armët gjermane të cilat i posedon FSK.
Reagimi i FSK-së është i koordinuar në detaje ku çdo lëvizje në terren e ushtarëve është e komanduar nga eprorët e terrenit.
Në një bazë të trashëguar nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të vendosur komandën e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.
Brigada me numrin më të madh të pjesëtarëve të FSK-së komandohet nga kolonel… Geci.
Kjo brigadë ka shënuar një varg suksesesh në paraqitjet brenda dhe jashtë vendit.