Pse Lladrovci nuk i bëri ftesë Lëvizjes Vetëvendosje?

 

Nëntë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar me shumë aktivitete në Komunën e Drenasit. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci  kishte ftuar kryetarët e degëve të partive politike për të kremtuar së bashku, por ftesë nuk kishte pas edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, Dega në Drenas.

Kryetari Lladrovci me apo pa dashje ka injoruar Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse ajo është pjesë e Kuvendit Komunal me asamblistë.

DrenicaOnline ka kontaktuar me zyrtarë të Vetëvendosjes në Drenas të cilët kanë konfirmuar se Lladrovci nuk u ka barë asnjë ftesë atyre që të marrin pjesë në aktivitetet e Komunës për nderë të përvjetorit të 9 të pavarësisë së Kosovës.

“Kryetari Lladrovci i fiksohet Lëvizjes Vetëvendosje pasi që ajo është opozita kryesore në Komunën e Drenasit, prandaj ka hezituar të na bëjë ftesë. Por edhe sikur të na bënë do ta shqyrtonim pjesëmarrjen ose jo”, ka thënë për “DrenicaOnline” Shemsi Elezi, kryetar i qendres së  VV-së në Drenas.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po merr mbështetje të madhe çdo ditë në terrenin e Drenasit.

“Çdo ditë kemi aderime në Lëvizje pasi që askund nuk po e gjejnë vetën dhe Lëvizja është dera e vetme e hapur për njerëzit që e duan ndryshimin në komunë e Drenasit”, ka thënë Elezi.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje në Drenas, gjatë kësaj jave ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke e akuzuar PDK-në për uzurpim të pronës.

Kallëzim penal Vetëvendosje ka parashtruar edhe ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Drenas për, siç thonë drejtuesit e Vetëvendosjes, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë