Lladrovci: Të ndalet trendi vetturpërues për motive të politikës ditore
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas akuzave të Shkëlzen Gashit, këshilltar politik i Albin Kurtit, ka kërkuar “të veproj prokuroria, të argumentohen akuzat e deklaruara në media, të ndalet ky trend vetturpërues për motive të politikës ditore”.
Lladrovci ka theksuar se “të burgosur, të torturuar, të përndjekur, të dhunuar, të vrarë e masakruar, edhe të akuzuar, kjo është tepër”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Marrja deri sot nuk ka mbyt askënd!
Njollosja pa argumente e të kaluarës tonë, thirrja për rezistencë ndaj rendit demokratik, juridik e politik, njollosja e shtetit tonë, është vepër penale.
Të burgosur, të torturuar, të përndjekur, të dhunuar, të vrarë e masakruar, edhe të akuzuar, kjo është tepër.
Të veproj prokuroria, të argumentohen akuzat e deklaruara në media, të ndalet ky trend vetturpërues për motive të politikës ditore!