Ramiz Lladrovci thërret mbledhjen e Këshillit për Siguri

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit ku anëtarët e këtij këshilli kanë votuar unanimisht planin e punës për vitin 2017.
Mbledhjen e ka kryesuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e KKSB-së, përfaqësues të KFOR-it dhe të OSBE-së. Në këtë takim, fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së kaluar, pastaj plani i punës për KKSB-në për vitin 2017. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka paraqitur informatën lidhur me eleminin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit dhe lidhjen e kontratave me dy operatorë ekonomik për kryerjen e këtij shërbimi për pastrimin e deponive. Ne këtë takim, po ashtu është diskuruar edhe hartimi i një plani operativ për reagime emergjente i cili do të hartohet ditëve në vazhdim, diskutimi për sinjalizimin apo rrethimin e zonave të eksplatuara dhe pengesat në rrugë (shtylla të ndryshme) dhe mundësia e largimit të tyre.