Grabitja e armatosur në Drenas, plagoset punëtori i pompës së benzinës

 

 

(E plotësuar) DrenicaOnline nga burimet brenda policisë ka mësuar se rreth orës 20:00 në qendër të Drenasit ka ndodhur një grabitje e armatosur me ç’rast të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një punëtori në një pompe benzine.

DrenicaOnline mëson se viktima me mbiemrin Neziri ka marrë lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë për tretman të mëtejme mjekësore.

Policia e Drenasit është në ndjekje të grabitësve dhe aktualisht nuk ka informacione për arrestimin e tyre./DrenicaOnline/

——-

Plagosje me armë në qendër të Drenasit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 në qendër të Drenasit.

Burimet e DrenicaOnline kanë mësuar se rasti i plagosjes ka ndodhur afër rrethrrotullimit kryesor në Drenas.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimet.

Ende nuk ka informacione të detajuara por rrini me DrenicaOnline sepse do t’iu mbajmë të informuar për rastin./DrenicaOnline/

LIKE faqen e DrenicaOnline në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë