Rinia e Drenasit mban debat për sfidat e rinisë pas shpalljes së Pavarësisë

Më rastin e shënimit të nëntë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Drenas, ka organizuar debat me rininë e Drenasit me temën “Sfidat e rinisë pas shpalljes së Pavarësisë”
Në këtë debat, drejtoresha e Kulturës, Rinis e Sporteve, znj. Flutura Avdiu ka uruar të pranishmit me rastin e nëntë vjetrorit të shpalljes së Pavarësisë dhe ka shtuar se drejtoria e Kulturës, do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e rinisë së Drenasit, duke ju siguruar kushte të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve rinore dhe çështje të tjera që janë prioritet i rinisë drejt avancimit dhe zhvillimit të politikave të tyre. Pjesëmarrës në këtë debat të organizuar nga KVRL-ja dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, ishin edhe panelistët nga Prishtina ne përberje prej; Teuta Hoxha, Roland Sylejmani, Ardiana Prishtina dhe Çlirim Sheremeti, ndërsa përfaqësuesja e KVRL-së, Altina Nika ishte konferenciere e këtij debati./DrenicaOnline/