Isa Xhemajlaj uron qytetarët për 9 vjetorin e pavarësisë

Kryetari i degës së nisma për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj ka uruar qytetarët e Drenasit me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
“Me rastin e pavarësisë ju uroj të gjithëve Ditën e pavarësisë së Kosovës. Sot 9 vjet janë realizuar pjesërisht përpjekjet e popullit Shqiptar për Bashkim. Përpjekjet tona për mbrojtje, bashkim dhe zhvillim të vendit tonë do vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse për këtë na obligon gjaku i dëshmorëve që u flijuan ndër breza për këtë tokë. Ata janë më meritorët për këtë pavarësi dhe lirinë tonë. URIME”, ka SHKRUAR Xhemajlaj në facebook. Isa Xhemajlaj në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit ishte në balotazh me kryetarin aktual të Drenasit Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/
LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU