Rexhep Selimi në Krajkovë, viziton familjen e Gani Elshanit (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkë me anëtarë të Degës së VV-së në Drenas, kanë qenë sot për vizitë në familjen e dëshmorit Gani Elshani.
“Në kujtim të Bacës Halit Elshani nga Krajkova e Drenasit, babës së Dëshmorit Gani Elshani. Urtësia, bujaria dhe trimëria e shquan gjithmonë Bacen Halit dhe Familjen Elshani nga Krajkova. Ai këto ditë u nda nga jeta. Do ta kujtojmë me respekt”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/