Kryeministri Kurti emëron Enver Dugollin, zëvendësministër të Mbrojtjes

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Enver Dugolli, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese z. Dugolli në angazhimin e tij në këtë Ministri shumë të rëndësishme për vendin duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë.
“Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kreu detyra të rëndësishme ushtarake me gradën Kolonel. Pensionohet nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension”.
“Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, njofton Kryeministria.