Drenori i takon nxënësit e shkollës së mesme, njoftohet për hallet e tyre

 

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Xhavit Drenori ka takuar gjatë ditës së sotme nxënës të shkollës së mesme të Drenasit me të cilët ka bashkëbiseduar për shqetësimet e tyre. Ishin disa tema të diskutuara në mesin e të cilave kalimi mbi urën e lumit Drenica, uniforma shkollore si dhe mos pastërtia e klasave në shkollë.

Ky është statusi i Drenorit i plotë i postuar në facebook:

Kisha kënaqësinë të bashkëbisedoja me nxënës të shkollës së mesme të Drenasit.

Përfaqësuesit e shkollës dhe disa paraleleve të gjimnazit me njoftuan rreth shqetësimeve te bashkëmoshatarëve të tyre.

Temat si, ura mbi lumin DRENICA të cilën e kalojnë çdo ditë me vështirësi, uniforma në shkollë si dhe pastërtia në klasë dhe shkollë, i bashkëbiseduam.

Të rinjtë i njoftova edhe rreth detyrave dhe përgjegjësive të asamblistit në kuvendin komunal.

U dakorduam që komunikimi më i shpeshtë dhe i organizuar me kryetarin e komunës dhe asamblistët do i ofronte ata afër vendimmarrjes në komunë./DrenicaOnline/

LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë