Komandant “Thaçi” në mes të Lladrovcit e Jasharit

Presidenti i vendit Hashim Thaci, që është edhe komandant suprem i FSK-së, bashkë me kryetarët e dy komunave të Drenicës, Ramiz Lladrovci e Bekim Jashari kanë bërë sot homazhe në Prekaz me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Statusi i Lladrovcit:
Sërish u bashkuam në shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në parakalimin solemn të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” dhe në Kompleksin përkujtimor të Jasharajve në Prekaz, ne tre më të fortit!
Historia jonë e re, liria dhe çlirimi, buroi nga legjenda e Jasharajve, heroizmi epokal i Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari.
Marsi i Jasharajve na detyron të angazhohemi për fuqizimin e shtetit tonë, kombit tonë, ashtu siç e dëshiruan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt historikë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!