Këta janë deputetët e rinj që u betuan sot

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë zëvendësuar deputetët e Republikës së Kosovës.
Deputeti Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje zëvendëson Albin Kurtin, që është zgjedhur kryeministër.
Deputeti Alban Hyseni nga LV-ja zëvendëson Glauk Konjufcën.
Arta Bajraliu nga LV-ja, Albulena Haxhiun.
Kujtim Haziri nga LV-ja e zëvendëson Arben Vitia.
Deputeti Eman Rrahmani nga LV-ja e zëvendëson Haki Abazin.
Deputeti Hatim Baxhaku e zëvendëson Anton Qunin.
Deputeti Fidan Rekaliu e zëvendëson Lumir Abdixhikun.
Deputeti Xhavit Uka e zëvendëson Avdullah Hotin.
Deputetja Besa Gaxherri e zëvendëson Hykmete Bajramin.
Deputeti Shkumbin Gashi e zëvendëson Besian Mustafën.
Deputetja Zikreta Halili e zëvendëson Emilia Rexhepi.
Deputeti Gazmend Abrashi e zëvendëson Ramush Haradinaj.
Deputetët e rinj e kanë dhënë betimin, pasi që është lexuar teksti nga kryeparlamentarja.