Pajaziti: FSK-ja, të shihet si plan afat-gjatë (Foto)

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se debati për FSK-në që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës për FSK-në është kërkuar prej deputetëve dhe është një reagim për atë se cfarë ka ndodhur me provokimet e Serbisë.

Ai ka  thënë për Indeksonline se ky është debat që del natyrshëm pas një situate që ka qenë e tensionuar.

“Sot pres që deputetët të tregojnë pjekuri, të shohin  rrethanat aktuale. Ka pas zhvillime që kanë shkuar drejt normalizimit.  Çështja e FSK-së duhet të shihet me një plan më afat-gjatë. Ne gjithë jemi që të kemi ushtrinë tonë. Sot në debat do të nxirren gjitha argumentet dhe në partneritet me NATO-n dhe ndërkombëtarët ne ta bëjmë hapin që është i dëshiruar për gjithë ne”, ka thënë Pajaziti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë