Arrestohen tre persona për plaçkitje

Të premten rreth orës 02:08, janë arrestuar tre burra në “Rrugën B” në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtit në një dyqan kanë grabitur gjësende të ndryshme.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.