Qeveria, “lojë milionash” për veteranët

 

Qeveria e Kosovës nuk komunikon me të njëjtën gjuhë kur bëhet fjalë te mbështetja financiare për kategoritë e dala nga lufta.

Ndryshe flet në Prishtinë e ndryshe në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Komisionit Evropian i është kumtuar e dhëna se vetëm 38 milionë euro do t’i ndajë gjatë 2017-s për veteranët e UÇK-së. E Shoqatës së Veteranëve Qeveria ia ka përmendur një shumë tjetër – mbi 44 milionë euro. Në Qeveri nuk kanë dhënë sqarime për këtë lojë numrash.

Shifra prej 38 milionë eurosh është evidentuar në Programin e Kosovës për reforma në ekonomi, që për audiencë e ka Komisionin Evropian.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë