Këta janë katër heronjtë e Drenicës që shënuan fillimin e luftës frontale kundër Serbisë

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli, janë heronjt që shënuan fillimin e luftës frontale kundër okupimit në Drenicë.

Ai ka thënë se në Likoshan e Qirez, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i tregoi armikut vendosmërinë e saj për çlirim.

“Sot nderojmë rënien e njëzet vëllezërve e motrave tona, që pësuan nga hakmarrja e armikut, edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë