Nesër shkarkohet Bordi i Drejtorëve të Hekurudhave të Kosovës

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nesër do të marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosoëvs”, Infrakos.
Pas Bordit të Telekomit të Kosovës, Qeveria në krye me Albin Kurtin pritet që të marrë vendim për shkarkimin e Bordit të ndërmarrjes publike Infrakos.
Kjo pikë është e katërta në rend të ditës.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.
Ky vendim vjen pasi që sipas raportit të performancës, në dy vitet e fundit kjo ndërmarrje ka operuar me humbje. /GazetaExpress.