Arrestohet një profesor në Drenas

Policia e Kosovës në Drenas e ka arrestuar një profesor me dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm”.
Sipas policisë profesori dyshohet se e ka rrahur një nxënës për motive ende të panjohura.
Arrestimi i profesorit ka ndodhur të martën në mbrëmje ndërsa rasti i rrahjes së nxënësit dyshohet se ka ndodhur të hënën.