Drenori: Kryetari Lladrovci e “shkelë me të dyja këmbët” vendimin e parë (Dokument)

 

Kryetari Lladrovci e “shkelë me të dyja këmbët” vendimin e parë të nënshkruar nga ai dhe të miratuar në mënyrë unanime nga kuvendi komunal në fund të janarit 2017. Kështu pretendon asamblisti i KK së Drenasit Xhavit Drenori.

Ky vendim, sipas tij, kishte të bënte me planin e veprimit për përmbushjen e transparencës në komunën e Drenasit (foto 1).

Plani i veprimit parasheh njoftimin e anëtarëve të kuvendit komunal 7 ditë para mbajtjes së mbledhjes (foto 2).

“Sot gjatë tërë ditës më kot prita para kompjuterit për njoftim zyrtar (sado që kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri tek mbajtja e mbledhjes solemne), por nuk pranova e-mail zyrtar”, ka thënë Drenori.

Në fakt, sipas tij, u deshtë të reagoja me një postim për të ardhur edhe njoftimi zyrtar i komunës sonë për aktivitetet për shënimin e 17 shkurtit.

“Dhashtë Zoti të jetë vendimi i parë dhe i fundit që shkelet nga Kryetari!”, lutet asambleisti i cili në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme ishte edhe kandidat i pavarur për kryetar komune./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë