Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit për subvencionimi të izolimit termik të shtëpive të banimit

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Komunës së Drenasit dhe Fondacionit e Mijëvjeçarit të Kosovës, përkatësisht kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci dhe Marko Kosir, udhëheqës i projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë”, për izolimin termik të shtëpive për familjet ne nevojë, është hapur edhe aplikimi për të fituar grantin për ato familje që i plotësojnë kriteret sipas aplikacionit.

Qëllimi i realizimit të këtij projekti që do të zbatohet në Komunën e Drenasit, është të zvogëloj konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit, duke ndarë subvencione dhe stimuj të tjerë ekonomik për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripertëritshme të Energjisë, nëpërmjet pakos ndërhyrëse renovimet për efiçiencë në njësitë e banimit.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këtë projekt, aplikacionin e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës i cili është i qasshëm për plotësim, dhe pas plotësimit atë mund ta dërgoni në kopje fizike në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Afati i fundit për aplikim është 13 Mars 2020 në ora 16:00. Në këtë link gjeni aplikacionin për plotësim: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë