Izjah Qelaj e lë Nisma’n, i bashkohet PDK-së në Drenas

Profesori Izjah Qelaj, nënkryetar i Degës së Nisma’s Socialdemokrate në Drenas nga sot është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Është kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ai i cili i ka uruar mirëseardhje në PDK.
Njoftimi i Lladrovcit:
Sot, radhëve të PDK-së, dega në Drenas, iu bashkua edhe prof. Izjah Qelaj, nënkryetar i degës së “Nismës” në Drenas.
Puna dhe përkushtimi ynë për qytetarët, zbatimi i premtimeve dhe afria me çështjet që preokupojnë qytetarin, kanë bërë që vizioni ynë të marrë përkrahje të vazhdueshme.
Çdo ditë jemi më të fortë!
Mirë se vjen prof. Qelaj!