Konjufca tërhiqet nga detyra e kryeparlamentarit, seancën e udhëheq Nagavci

Glauk Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.
Pas betimit të 9 deputetëve, kur edhe ka thirrur që të hapë seancën kreun e LV-së, Albin Kurti, Glauk Konjufca ia ka kaluar udhëheqjen e seancës nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci.
“Prej këtij momenti ia kaloj fjalën që ta udhëheqë këtë seancë nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci”, ka thënë ai.