Lladrovci po e kërkon njeriun e duhur për drejtor të arsimit, emërimi pritet këtë javë

Me përjashtim të kreut të arsimit, qeveria komunale e Drenasit është kompletuar nga Kryetari Ramiz Lladrovci.

Burimet e portalit DrenicaOnline brenda komunës kanë thënë se kryetari është në kërkim të një personi për ta vendosur në krye të arsimit dhe kjo pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.

Ju rikujtojmë se ditë më parë Lladrovci e ka shkarkuar drejtorin e arsimit në Drenas, Sadik Tahiraj duke e transferuar atë në një pozitë tjetër më të ulët në komunë./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë