Thaçi e Veseli urojnë zgjedhjen e Presidentit të ri të Gjermanisë

Asambleja parlamentare e Gjermanisë e ka zgjedhur sot Frank-Walter Steinmeierin president të ri të vendit me shumicë votash. Zgjedhjen e presidentit të ri e ka përshëndetur presidenti Hashim Thaci dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, transmeton DrenicaOnline.

“Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë. Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruara Thaci.

Sipas tij, roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

“Miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura”, ka thënë presidenti.

Ndërsa kryeparlamentari Veseli ka thënë se Steinmeier I ka dhënë Kosovës mjaftë sa ishte në postin e ministrit të jashtëm.

“E përshëndes zgjedhjen e Presidentit Frank-Walter Steinmeier nga parlamenti gjerman duke shprehur bindjen se me të në krye të shtetit Gjermania ka për të vazhduar të luajë rolin protagonist që ka në Evropë. E falenderoj përzemërsisht Z. Steinmeier për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në postin e ministrit të jashtëm dhe i uroj sa më shumë sukses në përmbushjen e detyrës së re fisnike që ka marrë”, ka thënë Veseli./DrenicaOnline/

LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë