FC Feronikeli sot i ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror

Pas festave të fundvitit dhe pushimit aktiv, FC Feronikeli sot janë tubuar në stadiumin me bari sintetik në Drenas për ta filluar fazën e dytë përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit.

Klubit sot i’u bashkuan edhe lojtarët e rinjë, të cilet qysh sot treguan cilësit e tyre.

Feronikeli do të ushtrojnë në Drenas deri më 25 janar dhe pastaj do të udhëtojnë drejt Turqisë për ta zhvilluar një tjetër fazë përgatitore për rreth dymbëdhjetë ditë.

Në Turqi, FC Feronikeli do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese me disa skuadra të njohura nga vende të ndryshme.

Këto ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit Agim Sopi për ta komponuar ekipin me të cilin gjatë prenëverës do të përpiqet t’i tejkalojë sfidat kampionale në rrugën drejt titullit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë