A do të ndërtojë xhamia kryetari Ramiz Lladrovci?

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë një intervistë dhenë për media gjatë ditës së sotme kishte thënë se nuk ka premtuar ndërtimin e asnjë xhamie në komunën e Drenasit.

“Mandati im është të ndërtoj infrastrukturë dhe ngris cilësinë e jetës së qytetarëve pa dallim të përkatësisë fetare. Por, sigurisht se jam shumë i interesuar që objektet fetare të bëhen sipas nevojës së qytetarëve, miratimin e tyre dhe në pajtim me ligjin, duke e ditur origjinën e investimit dhe duke marrë parasysh prioritetet e qytetarëve”, ka deklaruar Lladrovci, transmeton DrenicaOnline

Kryetari Lladrovci pak ditë më parë gjatë një vizite që kishte në fshatin Nekoc ka dëgjuar për së afërmi të gjitha kërkesat dhe ankesat e banorëve të fshatit dhe ka thënë se për ndërtimin e xhamisë së fshatit duhet të dakordohet fshati se ku dëshirojnë ndërtimin e xhamisë dhe më pas do ju lejoj ndërtimin e saj./DrenicaOnline/

Për më shume lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë