Arrin në 22 numri i viktimave në Shqipëri, situata vazhdon të jetë e vështirë

Pritet të vazhdojnë kërkimet me shpresën se do të gjejnë njerëz të gjallë nga rrënimet që janë bërë si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë.

Tashmë numri i viktimave ka arritur në 22 persona, raporton IndeksOnline. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë angazhimin e tyre dhe trupi i fundit i pajetë është nxjerrë nga Lagja 18 në Durrës.

Përpos viktimave të konfirmuara deri më tani, ka edhe qindra persona të lënduar dhe shumë banorë të cilët ndodhen nën rrënoja për të cilët nuk dihen nëse po arrijnë të mbijetojnë apo jo.

Dëmet janë të larta, por përpos Kosovës janë edhe shumë vende të tjera të cilat po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë aspak të lehtë dhe shumë të dhimbshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë