Premtimi i ri i Qeverisë: Sivjet do të hapim 25 mijë vende pune

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa e ka dhënë një premtim të ri për punësimin e 25 mijë qytetarëve të Kosovës. Ka thënë se kjo do të ndodh gjatë vitit 2017.

“Këtë vit do të hapim rreth 25 mijë vende të reja të punës. Po ashtu presim që norma e papunësisë të ulet nën 20 për qind”, ka thënë Mustafa, në konferencën e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me temën “Ambienti i Biznesit 2017.

Sidoqoftë, Mustafa ka thënë se për dy vitet e qeverisjes së tij në Kosovë janë krijuar më shumë se 20 mijë vende punë.

“Brenda dy viteve norma e papunësisë ka rënë nga rreth 35 për qind në 26 për qind. Për dy vjet kemi krijuar mbi 20 mijë vende pune. Po ashtu jam i bindur se papunësia është edhe më e ulët se këto shifra”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në fushatën zgjedhore, LDK kishte premtuar 120 mijë vende të reja të punës për katër vite të qeverisjes, derisa PDK, kishte premtuar 200 mijë vende pune.

“Brenda një mandatit qeverisës buxheti i Kosovës do të rritet në 2.5 miliardë euro si dhe do të krijohen 120 mijë vende të reja pune, kryesisht në bujqësi dhe veprimtari prodhuese”, kishte deklaruar Mustafa, gjatë fushatës zgjedhore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë