Feronikeli fitues i Superkupes mbarëkombëtare

Feronikeli ka mposhtur Kosovëm e Zurichut, me rezultat 5-1, në ndeshjen e Superkupës mbarëkombëtare që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore ishte gjatë gjithë takimit, duke u munduar në mënyrë maksimale të shprehim mirënjohje për diasporën tonë.
Golat për Feronikelin u shënuan nga Kastriot Rexha, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti, Haxhi Neziraj dhe Ardi Qorri.
Pas ndeshjes të dyja ekipet janë mbledhur në një drekë të përbashkët.
Ky ishte trofeu i parë i trajnerit, Agim Sopi, me klubin e tij të ri Feronikelin.