Imami nga Drenasi thotë që s’duhet të kthehen në Kosovë gratë dhe burrat e ISIS-it: Se dreqi i ka qu atje…!

Imami nga Drenasi, Osman Musliu e ka quajtur të panevojshëm rikthimin e burrave dhe grave që ndodhen në kampet e Sirisë, përkatësisht ushtarët e ISIS-it të zënë robër.
Ky koment i hoxhës është bërë në një dokumentar të realizuar nga televizioni shqiptar “A2CNN” sjellje,t dëshmia e grave dhe vajzave (të mbuluara krejtësisht në të zezë) në kampet rreth kufirit midis Sirisë dhe Irakut.

Ndryshe, në këtë reportazh tregohet në detaje jeta që po përjetohet në kampet e “ferrit”. Fytyrat e fëmijëve midis pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë midis çadrave.
Aty raportohet se kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Rreziku është konstant dhe kurdët që ruajnë kampin e dinë se shumë prej grave që jetojnë aty kanë qenë të trajnuara për të luftuar.