Nis procesi i legalizimit në Komunën e Drenasit, Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit njofton se pas miratimit të Ligjit Nr.06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe hyrjes në fuqi të udhëzimeve administrative, ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.

Formularin për aplikim dhe informatat e nevojshme për fillimin e procedurave të legalizimit mund t’i merrni në Drejtorinë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit. Komuna është përgjegjëse për legalizimin e objekteve pa leje për Kategorinë Parë dhe të Dytë, ndërsa për Kategorinë e Tretë përgjegjëse është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”.

Sipas njoftimit, nga ky proces, do të legalizohen vetëm ato ndërtime pa leje që janë ndërtuar apo kanë filluar të ndërtohen para hyrjes në fuqi të Ligjit të Ri për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, me 5 shtator 2018.

Përfitimet nga legalizimi i ndërtimeve pa leje janë këto: Ndërtimi i juaj pas legalizimit regjistrohet në Kadastër; procedurat janë më të thjeshta dhe taksat me të lira; ndërtimi juaj mund të përdoret si hipotekë dhe ndërtimi juaj pas legalizimit, nuk rrezikon të rrënohet. Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë