Policia gjobitë 1128 qytetarë brenda ditës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, prej të cilave 9 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 16 të tjera me dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se ndaj të gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat në trafik ka shqiptuar gjithsej 1128 gjoba kundërvajtëse.