Edhe një projekt tjetër për Llapushnikun

Përveç asfaltimit të një rruge, banorët e Llapushnikut të Drenasit këtë vit do t’i gëzohen edhe një projekti tjetër.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nënkalimi në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë. Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka pasur kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Vlera e këtij projekti do të jetë prej 50,000 euro.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:

https://www.facebook.com/drenicaonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë