Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë babai i dy fëmijëve nga Drenasi që vdiqën në Serbi
Lajmin për vdekjen e dy fëmijëve e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Lajmi.net merr vesh se kufomat ende nuk janë kthyer në Kosovë, derisa gjendja e babait të tyre mbetet e rëndë.
Fatkeqësia ka ndodhur në momentin kur shtetasi i Maqedonisë, Nikola D. (64) derisa po e ngiste kamionin e tij kishte goditur një këmbësor, ndërsa duke tentuar që të mos e shtypte trupin e tij, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka goditur veturën ku ndodheshin tashmë viktimat shqiptare, transmeton Koha.net.
Përveç fëmijëve, sipas mediave serbe ka vdekur edhe këmbësori i goditur nga shtetasi maqedonas, Nikola D.
“Kanë vdekur dy fëmijë të moshave pesë dhe tetë vjeçare, dhe një mashkull rreth moshës 45 vjeçare. Të lënduar kanë mbetur edhe dy meshkuj, me lëndime të rënda. Një mashkull i moshës së mesme është pa vetëdije në reanimacion, ndërsa tjetri ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në kirurgji”, ka thënë Mirjana Bursaq nga Ndihma e Shpejtë në Serbi.
MPJ e Kosovë ka bërë të ditur se Zyra jonë diplomatike në Beograd është duke u marrë me këtë rast dhe janë në pranë familjarëve.