Berisha: Ndërtesat në Poklek të Ri në gjendje të mjerueshme (Video/foto)

Ndërtesat në Poklek të Ri janë në gjendje të mjerueshme të cilat gradualisht po vetëshkatërrohen ende pa përfunduar projekti i ndërtimit të kësaj lagje ku tashmë u bë një dekadë prej se kanë filluar se ndërtuari. Këto ndërtesa me pamje horrori përveç se kanë probleme të shumta në ndërtimin e tyre i cili nuk ka përfunduar, ku ka vite që kanë pushuar punimet, po ashtu kanë edhe probleme të shumta ligjore. Kështu shprehet asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha nëpërmjet profilit të tij në facebook:

Lexojeni të plotë statusin e tij:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në vijim ua paraqesim disa foto të publikuara nga banoret e lagjes Drenasi i ri në Poklek, ku shihen ndërtesat në gjendje të mjerueshme të cilat gradualisht po vetëshkatërrohen ende pa përfunduar projekti i ndërtimit të kësaj lagje ku tashmë u bë një dekadë prej se kanë filluar se ndërtuari. Këto ndërtesa me pamje horrori përveç se kanë probleme të shumta në ndërtimin e tyre i cili nuk ka përfunduar, ku ka vite që kanë pushuar punimet, po ashtu kanë edhe probleme të shumta ligjore.

Ky projekt pati filluar para me shumë se 10 vite, i cili në fillim u pat prezantuar para qytetarëve të Drenasit si projekt gjigant për të ardhmen e Drenasit, e që fatkeqësisht kjo lagje nuk arriti ta gëzoj as për së afërmi ketë epitet, duke i zhgënjyer edhe ata pak qytetarë të cilët kanë blerë banesa në këto objekte.

Tërë këto vite që lamë pas asnjëherë nuk pati iniciativa serioze nga Komuna e Drenasit për finalizimin e këtij projekti i cili ka mbet shkretë, pa u ditur e ardhmja e tij. Prandaj kjo duhet të jetë edhe puna e radhës me të cilën duhet të merret seriozisht Kryetari i ri i Komunës së Drenasit, duke i zbuluar dokumentet, dallaveret dhe krimin institucional karshi këtij projekti si dhe gjetja e një zgjidhje për banoret e këtyre ndërtesave.

PS: Nëpërmjet linkut në vazhdim mund të shihni projektin e prezantuar ideor të Drenasit të ri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë