MAPL e komuna e Drenasit me marrëveshje për asfaltimin e rrugës në Godanc

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka vazhduar turin nëpër komuna të Kosovës, ku po nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim projektesh infrastrukturore.
Në këtë kuadër, me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai nënshkroi sot marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Godanc.
Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale për komunat e Kosovës.