Aderime të reja në Nisma Socialdemokrate në Drenas

Kryetari i Degës së Nisma’s Socialdemokrate, Dega në Drenas, Isa Xhemajlaj ka njoftuar për aderime të reja në këtë subjekt politik. Ai iu ka bërë thirrje edhe të rinjve të tjerë ti bashkohen programit të Nisma’s sepse sipas tij është platforma më e mirë për vendin.

Njoftimi i plotë i Isa Xhemajlajt:

Të dashur qytetar të Drenasit, të dashur anëtarë dhe përkrahes, sot në Drenas në prezencen e Kryetarit të KK të NISMA’s z. Jakup Krasniqi si dhe në prezencë të Kryetarit të degës z. Isa Xhemajlaj njëherit kandidatë për deputet së bashku me dy kandidatet tjerë për deputet z. Dardan A Krasniqi dhe z. Shumizm Bujupi në prani të edhe kordinatorit për rini z. Edmond Thaqi, aderuan në NISMA dy figura të reja të te rinjve të Drenasit. Z. Florid Bujupi nga Arllati se bashku me Astrit Isufin nga sot e tutje iu bashkangjiten NISMA Socialdemokrate si dhe konceptit tonë partiak.

Floridit dhe Astritit iu urojmë mirëseardhje në shtepin e tyre në NISMA Socialdemokrate, si dhe shfytëzojmë rastin të iu bëjmë thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave si dhe të gjithë qytetarëve të na bashkohen rreth alternatives së vetme, e kjo është NISMA Socialdemokrate bashkë për shtetin me Fatmir Limajn Kryeminister.

#Bashkëpërshtetin
#FatmirLimajKryeminister
#NISMASocialdemokrate122

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë