Isa Xhemajlaj bënë homazhe në Abri të Epërme: Liria jonë është ngritur mbi gjakun e dëshmorëve

Kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Nisma, Isa Xhemajlaj ka bërë homazhe në fshatin Abri të Epërme tek varret e dëshmorëve të lagjes Delijaj ku shprehu nderimet dhe respektin për sakrificën e tyre me rastin e përvjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë.

Njoftimi i plotë i Nisma’s, Dega në Drenas:

Sot, kryetari i degës njëherit Kandidati për deputet të Kuvendit të Republikes së Kosovës z. Isa Xhemajlaj, se bashku me anëtarin e NISMAs në diaspor z. Hafir Elshani si dhe anetarët tjerë të kryesisë bënë homazhe në fshatin Abri të Epërme tek varret e dëshmorëve të lagjes Delijaj ku shprehën nderimet dhe respektin për sakrificën e tyre me rastin e përvjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë.

Liria jonë është ngritur mbi gjakun dhe sakrificën e këtyre deshmorëve dhe mbarë deshmoreve tjerë, të cilat nuk kursyen asgjë për lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve tanë

NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas

Isa Xhemajlaj – Kryetar i degës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë