Dardan Krasniqi: Nisma në zgjedhje po hyn më e konsoliduar se kurrë më parë

Jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku qytetarët do të vendosin se kush do të udhëheq institucionet në mandatin e ardhshëm.
Kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Dardan Krasniqi ka thënë se për dy vjet sa Nisma ka qenë pjesë e ekzekutivit, ka drejtuar tri dikastere të rëndësishme dhe gjatë kësaj kohe ka dëshmuar se me vullnet e punë mund të arrihet suksesi.
“Ishim partner serioz në qeveri, punuam pa kushte e intriga dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nisma Socialdemokrate, në këto zgjedhje hyn më e konsoliduar se kurrë më parë dhe synimi ynë është të nxjerrim më shumë se 10 deputetë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai thotë se Nisma Socialdemokrate është shtrirë në tërë territorin e Republikës, ku në secilin fshat e lagje ka formuar strukturat e saj, derisa aktivistët thotë se po punojnë fort që të dalim faqebardhë në procesin zgjedhor. Na priftë e mbara!
#NismaSocialdemokrate122
#DardanKrasniqi20
#BashkëpërShtetin!