Xhafer Plakiqi me plan konkret se si ta mbrojmë ambientin

Me nivelin e tanishëm të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, Ne veçëse mund ta ëndërrojmë Evropën. Kështu thotë kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Xhafer Plakiqi. Ai thotë se tash e 20 vite, në këtë fushë intervenohet vetëm sa për një foto apo lajm, improvizohen projekte të cilat vazhdimisht përcillen me afera korruptive, dhe si rezultat gjendja vetëm sa rëndohet, raporton DrenicaOnline.
“Ne Kosova jemi ndotësit më të mëdhenj në rajon, Ne ndotim tokën dhe ajrin, Ne ndotim ujrat tanë dhe fqinjëve tanë, të cilët një ditë të afërt do t’na padisin për këtë”, ka thënë ai.
“Andaj NISMA Socialdemokrate dhe unë personalisht, mbesim thellë të përkushtuar që të bëjmë ndryshime rrënjësore që të përmirësohet ambienti jetësorë. Do t’i funksionalizojmë mekanizmat shtetëror, do të jemi të pakompromis ndaj çdo ndotësi, qoftë individ apo institucion”, ka deklaruar Plakiqi i cili mbanë numrin 88 në listën e deputetëve.
Sipas tij, është momenti i fundit që të jemi më miqësor me ambientin ku jetojmë, me ajrin që thithim, ujin që pijmë e tokën nga ku ushqehemi. Të mendojmë se çfarë ambienti jetësorë po i’u lëmë fëmijëve tanë!/DrenicaOnline/