Naim Bazaj godet ashpër PDK-në, thotë se taksa do të hiqet kur Serbia ta njeh Kosovën

Kandidati për deputet i AAK-së, Naim Bazaj ka qenë i ftuar sot në emisionin “Frontal” në T7 ku kishte përballë kundër kandidatët Mergim Lushtakun nga PDK dhe Isa Xhemajlajn nga Nisma.
Bazaj ka thënë se koalicioni AAK-PSD do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Do ta kemi fuqinë tonë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët nga Drenica deri tani nuk e kanë qelë gojën dhe kanë punuar vetëm për interesa të veta”, ka thënë Bazaj, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka thënë se dëshira e tij ishte të përballet me të gjithë kandidatët tjerë të PDK-së nga Drenasi, por ata nuk kane qenë prezent në debat ani pse kanë pasur ftesa.

“Nuk kanë lënë të afërm pa e punësuar, ndërsa thirren se do ta luftojmë nepotizmin. PDK të gjithë familjarët e saj i ka punësuar. Nuk kanë lënë pasuri shtetërore pa i uzurpuar”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e ka ditur që në PDK ka aq shumë mashtrues të mëdhenj.

Bazaj ndër të tjera ka thënë se taksa 100% me Serbinë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njeh Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se me Ramush Haradinajn kryeministër do të rriten investimet në Drenicë, do të përmirësohet sistemi i arsimit dhe do të këtë zhvillim të madh ekonomik./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë