Sonte në Pressing përballen për herë të parë Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Sonte prej orës 20:30 në emisionin Pressing të Televizionit 7, përballen për herë të parë Sami Lushtaku e Gani Geci, dy figura të UÇK’së nga Drenica, që pas luftes iu takonin dy krahëve me rivalitet të madh politik.
Gani Geci LDK’së dhe Sami Lushtaku i PDK’së flasin në Pressing për shumëçka që lidhet me luftën, pasluftën dhe politikën dhe ballafaqojnë argumentët e tyre mbi cështjet për të cilat mbajnë pozicione të kundërta.
Prej kur e njohin ata njëri-tjetrin dhe kur u njohën me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin?
Cilat janë, sipas tyre, të vërtetat mbi miqësitë me Adem Jasharin? A kanë pasur raporte Thaçi e Rexhep Selimi me komandantin e UÇK’së.
Ata flasin edhe për komunikatën e famshme “59”, ndërsa shpjegojnë shumë raste të dyshimta brenda UÇK’së që kanë ndodhur në Drenicë.
Si ndodhën shumë vrasje të zyrtarëve të LDK’së dhe a ka pasur plane për eleminimin e rivalëve politikë pas luftës?
Si u vra mësuesi Haki Imeri?
Si ndodhën vrasjet e uzurpimet e pronave menjëherë pas luftes?
Për këto dhe shumë të tjera Sami Lushtaku dhe Gani Geci flasin sonte për herë të parë në Pressing prej orës 20:30.
Pressing, sonte me Sami Lushtakun e Gani Gecin
Për herë te parë dy figurat politike dhe ushtarake te PDK’së dhe LDK’së përballen në një debat televiziv. Sami Lushtaku e Gani Geci. Për luftën dhe pasluftën, për vrasjet politike, Gjykatën Speciale dhe zgjedhjet e 6 tetorit. Sonte në “Pressing”. Ora 20:30 në Televizionin T7
Publiée par Gazeta Express sur Lundi 23 septembre 2019