Shala: Drenica i takon forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së

Kandidati për deputet, Ferat Shala po vazhdon aktivitetin e tij në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit duke u takuar me qytetarë të shumtë. Ai së fundi ka qëndruar në Nekovc, Fushticë të Epërme, Sankovc e Zabel të Ulët.
Njoftimi i plotë i Shalës i postuar në Facebook:
Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe ata të Nekovcit, Fushticës së Epërme, Sankovcit dhe Zabelit të Ulët janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Sonte u dëshmua se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së.