“Nikli” triumfon në Klinë, fundos Dukagjinin

Feronikeli ka mposhtur Dukagjinin në udhëtim me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Golat për kampionët në fuqi i shënuan Kastriot Rexha në minutën e 54-të të ndeshjes dhe Mevlan Zeka në minutën e tretë shtesë.

Me këtë fitore, Nikli ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 12 pikë, aq sa ka Gjilani në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dukagjini në anën tjetër mbetet e fundit me një pikë dhe asnjë gol të shënuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë