Naim Bazaj, dikur asmbilisti më i votuar në Kosovë, tani kërkon votat për deputet

Naim Bazaj, dikur asamblisti më i votuar në Kosovë, tani është kandidat potencial për ta siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Bazaj që ndau rrugët me Partinë Demokratikë të Kosovës, u rreshtua te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila i ofroj atij mbështetjen për t’i hyrë garës për deputet.

Bazaj ka një numër të konsiderueshëme të votave në Drenas, por atë e vlersësojnë shumë edhe jashtë Drenicës.

Ish Kryesyesi i Kuvendit Komunal në Drenas, premton se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvend dhe do të punojë fort për zhvillimin e vendit dhe për interesin e qytetarëve.

Bazaj në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit po takohet me shumë banorë të cilët po e mbështesin dhe janë mobilizuar për fitore. Ai në listën e koalicionit AAK-PSD mbanë numrin 77./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë