Kanoset policia në Llapushnik, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në fshatin Llapushnik të Drenasit pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë kanosur zyrtarët policor, raporton portali DrenicaOnline.
Kanosja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 dhe për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.
Ky i fundit ka vendosur që të dy të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në FACEBOOK:
https://www.facebook.com/drenicaonline/